back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador/ "Kërkoj direktivën e BE për ligjin...

Berisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador/ “Kërkoj direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore”

Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha mohoi të ketë fyer ndonjë ambasador gjatë debatit për ligjin e barazisë gjinore dhe kërkoi sërish nga ambasadori Gonzato të tregojë se cilën direktivë të Bashkimit Europian mbështet ky ligj.

Në një deklaratë për media, Berisha tha se ekspertë të njohur i kanë konfirmuar se asnjë nga direktivat e BE nuk përdor terminologjinë e “përkatësisë së shumëfishtë gjinore”, duke theksuar se ato mbeten në binaritetin burrë-grua.

“Jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar binaritetin e gjinisë, Kushtetutën dhe kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se çdo interpretim që tejkalon këtë binaritet është problem i atij që e bën, ndërsa vetë do të vazhdojë të shprehë hapur mendimet e tij në çdo rast.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat