back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Nuk kishte proces zgjedhor, por një farsë

Berisha: Nuk kishte proces zgjedhor, por një farsë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot hodhi akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të11 majit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Berisha tha sot se zgjedhjet nuk përmbushën asnjë nga kriteret e përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor, duke theksuar se “në kushtet kur këto norma janë shkelur, nuk kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vërtetë, por me një farsë zgjedhore”.

Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, duke e quajtur atë “farsën më të turpshme elektorale në 32 vite pluralizëm”. Gjatë konferencës me gazetarët, ai akuzoi qeverinë se ka përdorur të gjitha instrumentet shtetërore për të intimiduar qytetarët dhe për të manipuluar rezultatin, ndërsa e cilësoi SPAK-un si “shpifën e partisë”, që ka heshtur përballë dhjetëra kallëzimeve të opozitës. Sipas tij, demokracia shqiptare ka pësuar një nga goditjet më të rënda, ndërsa zgjedhjet janë krahasuar me ato të zhvilluara dekada më parë në Zimbabve nga regjimi i Mugabe. Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar të referohen dokumenteve të Kopenhagenit, duke theksuar se në Shqipëri është shkelur çdo parim i garës së ndershme, barazisë para ligjit dhe standardeve demokratike.

Gjatë konferencës me gazetarët, lideri i demokratëve Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, se nuk do ta gëzojë pushtetin e fituar përmes farsës elektorale. Berisha u shpreh se ajo që ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri më 11 maj, është farsa më e shëmtuar që Europa ka pasur, pas rënies së Perdes së Hekurt. Berisha gjatë konferencës me gazetarët, ftoi qytetarët të ngrihen kundër asaj që e cilëson farse elektorale, si e vetmja mënyrë që një popull të votojë i lirë. ‘11 Maji ishte një farsë, më e turpshmja në historinë e qytetarëve shqiptarë.11 Maji u dëshmoi shqiptarëve se me Edi Ramën në qeveri nuk ka kurrë zgjedhje të lira’, u shpreh lideri demokrat.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh në konferencën për mediat, se 4 rezolutat ndërkombëtare të miratuara para zgjedhjeve elektorale të 11 majit, e dënuan farsën elektorale, përpara se të ndodhte. Interesimit të gazetarëve, lidhur me aksionin politik të opozitës pas masakrës elektorale të parlamentareve të 11 majit, lideri demokrat, Sali Berisha njoftoi vijimin e dialogut me ndërkombëtarët. Sipas Berishës, oponenca e PD do të vijojë me forcat politike mike dhe simotra, duke shtuar se Edi Rama, kurrsesi nuk shans që ta shesë farsën elektorale për zgjedhje.

Berisha theksoi se vëmendja e komunitetit ndërkombëtar ka qenë e pazakontë dhe shumë më e madhe se në çdo rast tjetër zgjedhor në një vend të huaj, duke nënvizuar sipas tij shqetësimet serioze për legjitimitetin e procesit. Ai u shpreh se zgjedhjet ishin të paralajmëruara si të manipuluara, me katër dokumente ndërkombëtare që sipas tij dëshmojnë për një realitet të deformuar politik në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, se nuk do ta gëzojë pushtetin e fituar përmes farsës elektorale. Berisha u shpreh i vendosur se do të vijojë betejën për votën e lirë. Nga selia blu në konferencën me gazetarët këtë të martë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se raporti paraprak i vëzhguesve të OSSBE-ODIHR, dëshmoi farsën elektorale, që sipas tij i ka paraqitur të gjitha shkeljet me vërtetësi.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve Sali Berisha e pati sërish për Ramën, që të mos bëjë asnjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet e raportit, pasi gjithçka ka ndodhur, theksoi ai, është e gatuar nga vetë Rama, në mënyrën më kriminale të mundshme. ‘Citohet në raport ky dokument dhe ato citime në raport bazuar në këtë dokument, ato përmbysin, ato dëshmojnë për farsë elektorale’, deklaroi prerë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Në ligjet ndërkombëtare, dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën e vendit dhe kodin zgjedhor, kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, këtyre parimeve.

Në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor, por një farsë zgjedhore.

Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin e medieve të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore.

Kjo sepse në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit.

Shqipëria ka mishëruar këtë dokument dhe parimet e këtij dokumenti në Kushtetutën e vendit dhe në kodin zgjedhor.

Ajo që ka ndodhur me 11 Maj, dhe të gjithë periudhën pararendëse, për zgjedhjet e 11 Majit, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin.

Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin.

Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë.

Pra, parimi, cilido që kërkon të ballafaqohet me të vërtetën, duhet të lexojë dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtarë për zgjedhjet, në rast se ai do të respektojë dinjitetin e tij, vlerat e vërteta që beson ose duhet të besojë.

Pra, palët zotohen, thotë dokumenti i Kopenhagenit se do mbajnë zgjedhje të lira periodike, në të të cilat do garantojnë në praktikë shprehjen e mendimit të zgjedhësve në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

Të pyes çdo qytetar: si u zgjodh Blendi Gonxhja, Sara Mile, si u zgjodhën lista e kandidatëve që mbështeten nga banditët në parlament.

Pra, kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë.

Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë.

Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik.

Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak.

Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste.

Çfarë thotë pika 5, fraksion 4?

Zotohen për një ndarje të qartë të shtetit dhe partive politike.

Në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin.

Ja pra çfarë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta.

Që në momentin kur ti garon me një parti shtet, ato nuk janë zgjedhje por janë farsë elektorale.

Merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka.

Gara është fiktive për arsye se ti ke në fushë në ndeshje një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet.

Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë, zgjedhjet nuk ishin.

Kjo ishte një farsë e turpshme elektorale.

Më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, shteti i tërë doli lakuriq në tërë shëmtinë e tij kundër qytetarëve.

Për të bërë presione nga më të ndryshmet, përdori të gjitha mjetet te tij, përdori nëpunësit e tij për forma nga më të ndryshme presioni.

Ndaj të dashur qytetarë dijeni se me 11 Maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë shqiptare.

Referojuni këtij dokumenti ndërkombëtar, dokumentit të Kopenhagenit, i detyrueshëm për çdo vend demokratik që zhvillon zgjedhje dhe zgjedh qeverinë me votën e qytetarëve.

Kurrë ndonjëherë, një parti e transformuar në shtet dhe mafie nuk është vërsulur më me egërsi ndaj qytetarëve shqiptarë siç është vërsulur narkoshteti i Edi Ramës.

Ndaj ju lutem lexoni pikën 5, fraksion 4 të dokumentit të Kopenhagenit.

Tjetër, Shqipëria është zotuar sipas pikës 5, 5, se veprimtaria e qeverisë dhe administratës, si dhe e sistemit të drejtësisë, do ushtrohen në përputhje me sistemin e vendosur me ligj dhe në respekt të atij sistemi.

E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, Skapi i Dumanit, se si heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave.

E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera.

Për të ushtruar terror politik mbi opozitën.

Zgjedhjet pra nuk ishin, ishte një farsë.

Dhe ata që duan të hanë turpin me bukë i quajnë zgjedhje këto.

Këto ishin farsë elektorale ku u shkelën parimet më themelore.

Tjetër, sistemi i ngritur nga Edi Rama është absolutisht antidemokratik.

Çfarë thotë karta e Kopenhagenit?

Palët lejojnë që të gjitha vendet në një dhomë në legjislaturën kombëtare të zgjidhen në garë të lirë me votën popullore.

Pra, kërkon që të gjithë ata që ulen në parlament, t’i jenë nënshtruar një gare të hapur, të lirë, jo me lista, por secili me vend.

Pra, kjo ishte një farsë antidemokratike fund e krye.

Palët kanë detyrimin t’u japin mundësi të gjithë forcave politike, garanci të plota ligjore, të garojnë me njëra-tjetrën mbi bazën e trajtimit të barabartë para ligjit dhe autoriteteve.

Se cila është barazia në këto zgjedhje, kur njëra palë shpërndan 500 milionë euro prokurime dhe koncesione.

76 milionë euro bonus për vota.

200 milionë euro gjoba të falura për vota.

Miliona e miliona rrënjë kanabis, nga të cilat, secila është 1 mijë euro, për vota.

Tani ju e merrni me mend se çfarë farsë e shpifur ishte kjo.

Mbetemi tek ajo fjala e mikut tim, që dekada më parë vëzhgova zgjedhjet në Zimbabve, ku diktatori Mugabe zhvilloi zgjedhje të njëjta me këto në Tiranë.

Nuk ma priste mendja kurrë që në vitin 2025 të shihja zgjedhje të tilla në Tiranë, do më thoshte një miku im i shquar.

Është shkelur në çdo nen dokumenti themelor ndërkombëtar, njëlloj Kushtetuta e Shqipërisë.

Se këto Kushtetuta i ka, por unë mora sot t’u paraqes dokumentin ndërkombëtar, të detyrueshëm për të gjitha vendet.

Ndalohet çdo lloj intimidimi i zgjedhësve.

Terroristët elektoralë në zyrat e shtetit, banda të fshehura dhe haptas, bënë presionet më të dhunshme ndaj zgjedhësve në mënyrë që t’u diktonin atyre, t’u kontrollonin mendimin dhe t’u diktonin vullnetin.

Garanton, se është shumë interesante dhe kjo është për mediat, neni 7, pika 8, garanton akses të papenguar në media dhe mbi bazë jodiskriminimi për të gjitha grupet politike dhe individët që duan të marrin pjesë në procesin elektoral.

Çfarë ndodh në Shqipëri?

Unë e kam deklaruar shumë kohë më parë, 4 mediat kryesore kombëtare janë të klonuara që të gjitha në zyrën e Endri Fugës dhe Edi Ramës.

Editorialet e tyre janë identike me nuanca.

Censura që përshtatin ato, janë modeli i një narkoshteti.

Pra, për një proces zgjedhor dhe jo farsë elektorale, duhet të ketë shanse të barabarta në eksesin në media.

Siç e shihni, të gjitha parimet themelore ndërkombëtare janë dhunuar në mënyrë të pamëshirë.

PD disponon qindra dhe mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 Majit që zhvilloi Edi Rama, duke shkelur nen për nen dokumentin e Kopenhagenit për të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e lira.

Dhe unë e njoftoj Edi Ramën se në mënyrë absolute, pushtet mbi këtë farsë nuk mund të qëndrojë,

Se karrigia e tij dhe enturazhit të tij qëndron mbi megakrimin elektoral apo farsën më të shëmtuar që Europa ka pasur pas rënies së Perdes së Hekurt në ndonjë vend si Shqipëria.

Këto ishin.

Gjykova të paraqes para shqiptarëve direktivën, parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, të cilat u shkelën një për një.

Dhe të cilat, për çdo njeri që beson tek liria dhe dinjiteti njerëzor, se gjitihçka ka të bëjë me dinjitetin, 11 Maji ishte një farsë, më e turpshmja në historinë e qytetarëve shqiptarë.

11 Maji u dëshmoi shqiptarëve se me Edi Ramën në qeveri nuk ka kurrë zgjedhje të lira.

Dhe se është në detyrën e tyre, në guximin e tyre, në dinjitetin e tyre, të mbrojnë, të ngrihen me gjithë forcën për të votuar si qytetarë të lirë në një vend si Shqipëria.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat