back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLisandër Hoxha: Berisha nuk mjafton, kërkohet reagim urgjent i opozitës

Lisandër Hoxha: Berisha nuk mjafton, kërkohet reagim urgjent i opozitës

Zyrtari i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kërkuar një reagim më të fortë dhe emergjent nga opozita përballë situatës politike të krijuar pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat prodhuan një mazhorancë të fuqishme për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në studion e A2 CNN, Hoxha theksoi se qytetarët sot janë të pambrojtur dhe presin një reagim real nga opozita, përtej deklaratave politike. Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që të organizojë protesta të gjera dhe aksione qytetare për të rikthyer vëmendjen e ndërkombëtarëve mbi situatën në Shqipëri.

“Qëndrimi i PD është i pamjaftueshëm. Nuk ka çfarë provash të tjera duhen për zgjedhjet e 11 majit. Sa herë ka pasur zgjedhje, ka pasur edhe krim zgjedhor. Njerëzit kanë nevojë të mbrohen. Opozita duhet të prodhojë ngjarje që të kthejë vëmendjen e botës këtu. Ajo që po bën Berisha është e pamjaftueshme”, deklaroi Hoxha.

Ai propozoi krijimin e një lëvizjeje të gjerë jashtë kornizës partiake, ku të përfshihen qytetarët, grupet e interesit dhe biznesi, për të bllokuar – siç u shpreh – “pushtetin absolut” të mazhorancës aktuale.

“Duhen aksione të ndryshme, protesta. Një bashkim i madh qytetar jashtë spektrit partiak, me të gjithë grupet e interesit, të dalin bashkë me biznesin, të bllokojnë këtë kryeministër. Vetëm PD ka tagrin për ta iniciuar këtë. Duhet një reagim emergjent. Jemi në një republikë ku nuk funksionon asgjë,” tha Hoxha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur opozita ndodhet përballë sfidës së reformimit të brendshëm dhe gjetjes së një kursi të ri përballë dominimit politik të Partisë Socialiste.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat