back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron/ “Me 12 mars, kryengritja paqësore më e fuqishme para Parlamentit”

Berisha paralajmëron/ “Me 12 mars, kryengritja paqësore më e fuqishme para Parlamentit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë sot, duke theksuar se fjala është e qytetarëve dhe duke paralajmëruar një mobilizim masiv para Parlamentit më 12 mars.

Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe institucionet e shtetit:

“Parlamenti është totalisht i aneksuar. Është një instrument i narkodiktaturës, i pushtuar nga Edi Rama. Drejtësia shumëzohet me zero nga Edi Rama. Ai i garantoi qytetarët se vjedhja nga qeveritarët nuk do të ndëshkohet. Se vjedhja nuk do konsiderohet më krim për qeveritarët shqiptarë.”

Berisha theksoi se zgjidhja është tek qytetarët, duke paralajmëruar një kryengritje paqësore.

“Me datën 12, e gjithë Shqipëria para Parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi. Fjala është e qytetarëve. Unë kam bindje se shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike, njerëzit me integritet dhe të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit të tyre nuk do pajtohen kurrë me këtë vendim të Edi Ramës, me të cilin ai u thotë se vjedhja e tyre nga qeveritarët nuk mund të ndëshkohet.”

Deklarata e Berishës vjen në një moment tensioni politik, duke theksuar nevojën për mobilizim qytetar dhe sfidimin e vendimeve të qeverisë, ndërsa akuzon Ramën për sundim të njëanshëm dhe kapje të institucioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat