back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron aksione opozitare/ "Nuk ka kompromis me “narkoqeverinë”

Berisha paralajmëron aksione opozitare/ “Nuk ka kompromis me “narkoqeverinë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të ashpër me qeverinë aktuale, që e ka cilësuar si “narkoqeveri”. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se opozita do të reagojë me të gjitha format e mundshme, brenda dhe jashtë parlamentit.

“Me këtë narkoqeveri, që ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, ka vetëm luftë frontale. Do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb të gjithë kësaj përpjekje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri,” tha Berisha.

Deklarata e tij vjen pas një periudhe tensioni në Kuvend, ku opozita ka kritikuar qeverinë për mënyrën e miratimit të programit qeverisës dhe për manovrat që sipas tyre minojnë transparencën dhe pluralizmin politik.

Berisha nënvizoi se opozita është e vendosur të qëndrojë aktive dhe e bashkuar në përballjen me qeverinë, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe funksionimin normal të institucioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat