back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron betejë ligjore për të gjitha shkeljet zgjedhore

Berisha paralajmëron betejë ligjore për të gjitha shkeljet zgjedhore

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se dokumentimi dhe vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është detyrimi më absolut i Partisë Demokratike ndaj demokratëve dhe zgjedhësve shqiptarë.

Berisha theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet nën kontroll të Ramës, por kjo nuk do të thotë që PD të mos ndjekë procedurat ligjore. “Nga qindra vendime, 99,9 përqind prej tyre, që nga 20 marsi deri sot, janë dhënë kundër opozitës dhe pro narkopartisë së shtetit,” u shpreh ai.

Sipas Berishës, betejën opozita do ta bëjë në të gjitha frontet, dhe e kundërta e këtij detyrimi do të ishte një “bashkëpunim në krim monstruoz elektoral” dhe një akt i pafalshëm që do të bënte PD-në bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat