back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron: Do të garoj për kryetarin e PD-së, kush do të...

Berisha paralajmëron: Do të garoj për kryetarin e PD-së, kush do të më ndalojë?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në garën për kryetarin e Partisë Demokratike, duke theksuar se procesi do të jetë i hapur për të gjithë anëtarët dhe deputetët e PD-së.

Berisha komentoi raportin paraprak të OSBE-ODIHR, duke e cilësuar si tregues se zgjedhjet e fundit kanë qenë farsë, për shkak të zhvillimit të tyre në kushte të pabarabarta dhe nën ndikimin e partisë së shtetit. “Së pari, cilido që lexon raportin paraprak dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë,” tha ai.

Ish-kryeministri siguroi se çdo deputet, anëtar apo mbështetës i PD-së do të jetë i lirë të shprehë mendimin e tij, duke respektuar statutin e partisë, i cili përcakton rregullat për procesin e zgjedhjeve.

“Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së… Sigurisht që do të jem pjesë e saj. Por e hapur ama, cilido mund të garojë,” tha Berisha, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së lirë dhe transparente të anëtarësisë në procesin e zgjedhjeve brenda partisë.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur brenda PD-së diskutohet mbi mënyrën e përzgjedhjes së udhëheqjes, pas raportimeve për parregullsi dhe kritikave të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat