Delvina dhe disa zona të tjera të vendit po përballen me situata katastrofale nga zjarret, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për paaftësi dhe shpenzime të gabuara që, sipas tij, kanë penguar menaxhimin e emergjencës.
“Po të kishte qeveri të vërtetë, Delvina dhe zonat e tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh nuk ka”, deklaroi Berisha, duke përmendur shpenzimet milionëshe që sipas tij janë kryer për çartere, evente sportive dhe tunelin e Llogarasë, në vend që të investoheshin në mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarreve.
Berisha falënderoi ndërkohë misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere për ndihmën e dhënë në luftën me flakët, duke vënë në dukje se me menaxhim të duhur, Shqipëria do të kishte mjaft mjete për të kontrolluar situatën dhe madje për të ndihmuar edhe vendet fqinje si Greqia dhe Italia.
Situata mbetet kritike në të katër anët e vendit, ndërsa banorët dhe forcat e emergjencës punojnë nën kushte të vështira për të shpëtuar njerëz dhe pronat e tyre.