back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Pas aferës së porteve, Rama s’ka më zë, por drejton gjithçka...

Berisha: Pas aferës së porteve, Rama s’ka më zë, por drejton gjithçka prapa perdes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të Gjykatës së Lartë dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ndërhyrjet politike kanë ndikuar në ndërprerjen e mandateve të disa gjyqtarëve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha shigjetoi drejtpërdrejt kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të cilin tha se është “përdorur” nga kryeministri Rama për të larguar gjyqtarë që nuk i pëlqejnë.

“Gjykata e Lartë nuk ka asnjë tagër për të ndërprerë mandate. Po, ka të drejtën e propozimit, por jo të mbarimit të mandateve. Ky është problemi! Sokol Sadushi ka përdorur vendin që ka për të ndërprerë mandatet e gjyqtarëve që nuk pëlqehen nga Rama,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është nën ndikimin e plotë të mazhorancës, duke përmendur edhe emra konkretë si kryetarja Vitore Tusha dhe gjyqtari Bajrami.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis Bajramit dhe Edi Ramës. Ata janë një. Deklaratat e tyre janë të njëjta, dalin një orë larg njëra-tjetrës, me tekst nga Fuga,” – tha ai, duke iu referuar zëdhënësit qeveritar Endri Fuga.

Berisha u ndal edhe tek çështja e porteve ushtarake, duke thënë se pas këtij skandali “goja e Ramës nuk çelet më” dhe se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë tashmë të kontrolluara nga një dorë e vetme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat