Ish-kryeministri Sali Berisha, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe kryeprokurorit Altin Dumani.
Berisha deklaroi se McGonigal i ka dhënë urdhër Dumanit për të fshehur të ashtuquajturën “dosja e Arubës”, që sipas tij lidhet me takime të qeveritarëve shqiptarë jashtë vendit.
“Takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin. Ky i fundit e përgëzonte dhe e urdhëronte të fshihte dosjen e Arubës, një akt kriminal që është mbajtur i fshehur për vite të tëra. Shqiptarët e kanë mësuar për këtë dosje nga prokuroria italiane dhe gjykata belge, ndërsa këtu ajo është mbuluar,” u shpreh Berisha.
Ai e akuzoi Dumanin si “peng i parave të krimit” dhe si person që “ka fshehur një nga skandalet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar”.



