back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha pas kthimit nga Gjermania/ "Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores"

Berisha pas kthimit nga Gjermania/ “Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores”

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat pas kthimit nga Gjermania deklaroi se udhëtimi i tij drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Berisha u shpreh se CDU në Gjermani pret me padurim fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri. Sipas tij, Konventa e CDU-së tregoi përzemërsi ndaj përfaqësuesve të PD-së.

Fjala e Berishës:

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat