back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha pas seancës/ “Kuvendi është kthyer në bodrum mafioz, ikin si shërbëtorë...

Berisha pas seancës/ “Kuvendi është kthyer në bodrum mafioz, ikin si shërbëtorë të karteleve”

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer me akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e cilësuar parlamentin si “bodrum i mafies”.

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës, Berisha tha se nuk respektohet asnjë ligj apo rregullore dhe se parlamenti është kthyer në një instrument privat të partisë në pushtet.

“Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies. Nuk respektohet as rregullorja, as Kushtetuta, as ligjet. Kuvendi përdoret si dyqan privat i partisë së krimit,” – u shpreh Berisha.

Ai denoncoi largimin e shpejtë të deputetëve të mazhorancës nga seanca, duke theksuar se qytetarët nuk patën mundësi të dëgjonin asnjë argument të opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Kjo ishte një nga seancat më të turpshme. Pas një farse elektorale, në vend që qytetarët të dëgjonin faktet e opozitës, këta ikin brenda pak minutash. Ua thashë edhe në parlament: më mirë të vinin bosët e karteleve, ata të paktën janë të vërtetë. Këta janë vetëm shërbëtorë të tyre.”

Në fund, Berisha garantoi shqiptarët për vendosmërinë e opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat