back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: PD do të ringrihet përmes riorganizimit

Berisha: PD do të ringrihet përmes riorganizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se procesi i riorganizimit të partisë ka filluar dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë që mund të ndalë ripërtëritjen e plotë të PD.

Në një deklaratë për strukturat e partisë, Berisha tha se koordinatorët në të gjitha qarqet kanë nisur punën prej një muaji, duke zhvilluar takime, analiza dhe mbledhje për të forcuar organizimin dhe identitetin e partisë.

“Jam plotësisht dakord se duhet të bëjmë një punë më të madhe për riorganizimin e Partisë Demokratike, dhe ju siguroj se do të bëhet. Nuk do të ketë asgjë që mund të na pengojë për një ripërtëritje të fortë të kësaj partie”, theksoi Berisha.

Ai shtoi se përqendrimi më i madh i PD-së dhe drejtuesve të saj do të jetë tek riorganizimi, identifikimi dhe forcimi i strukturave të partisë, duke u bërë një prioritet kryesor për demokratët në të gjitha nivelet.

Deklarata e Berishës vjen në një periudhë kur PD po planifikon të konsolidojë strukturat e saj dhe të përgatitet për sfidat politike që vijnë në vend, duke synuar forcimin e rolit të opozitës në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat