back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha për 21 Janarin: Krim shtetëror pa dashje/ Qytetarët u vranë nga...

Berisha për 21 Janarin: Krim shtetëror pa dashje/ Qytetarët u vranë nga njerëz të shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot çështjen e 21 janarit, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka shpallur këtë dosje si një ndër prioritetet kryesore të saj. Nga ambientet e SPAK, ku u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë, Berisha u ndal te ajo që e cilësoi “një ngjarje tragjike”, duke theksuar se është shprehur që gjashtë vite më parë se bëhet fjalë për një “krim shtetëror pa dashje”.

“E kam thënë edhe gjashtë vite më parë. Unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror,” deklaroi Berisha.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur SPAK ka konfirmuar se po e trajton me prioritet hetimin për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë një demonstrate të organizuar nga opozita e atëhershme socialiste.

Deklarata e Berishës pritet të ngjallë reagime të reja, veçanërisht në sfondin e ndjeshmërisë së lartë që ka ende kjo çështje në opinionin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat