back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet Berisha për ndalimet tek “Bujqësori”/ "Rama kërkon që çdo urdhër-arrest të kalojë...

 Berisha për ndalimet tek “Bujqësori”/ “Rama kërkon që çdo urdhër-arrest të kalojë në zyrën e tij”

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat komentoi edhe faktin që kryeministri Edi Rama i cilësoi “masa pa gjyq”, masat e dhëna nga SPAK për punonjësit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Berisha tha se Rama është në tmerr dhe në panik. Ai u shpreh se Rama kërkon që çdo urdhër-arrest të kalojë nëpërmjet zyrës së tij.

“Këto qendrime, së pari, dëshmojnë edhe njëherë se, Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmojnë shumë qartë se, kërkon që çdo urdhërarresti para se të ekzekutohet apo të lëshohet të kalojë nga zyra e tij, të marrin lejen e tij.

Së fundmi, përdor me një rast të pashembullt, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo është vazhdimi i grushtit të shtetit. Grushti i shtetit brenda shtetit quhet atëherë kur njëra degë e pushtetit, në rastin konkret dega ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër, degës gjyqësore.

E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve. Tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Pra, çfarë tregojnë këto? Tregojnë se, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat