Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, protestuesit në sheshin para Kryeministrisë kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë, duke përsëritur skenarin e dy protestave të fundit kombëtare.
Policia ka reaguar menjëherë duke përdorur topin e ujit dhe forcat e vendosura rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Forcat e rendit kanë bërë thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e qytetarëve, të cilët gradualisht janë larguar nga ambientet përpara godinës së kryeministrit.
Ngjarja vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për shmangien e zonës për shkak të situatës së tensionuar.



