back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha “ping pong” me SPAK-un/  Dje i pështynte, sot del në krah...

Berisha “ping pong” me SPAK-un/  Dje i pështynte, sot del në krah të tyre

Kreu i PD Sali Berisha është tërhequr nga akuzat ndaj SPAK.

Që pas arrestimit të Erion Veliaj, SPAK-u nuk është më ajo organizata kriminale që etiketonte Berisha në çdo dalje të tij publike.

Sot, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për organizimin e protestës, duke përmendur përdorimin e rrogëtarëve të shtetit dhe policëve për të rrethuar “për orë të tëra” Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale.

Deklarata e Berishës: 

Dje qytetarët ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara. Sulmi kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga institucione të narkoshtetit. Dje ishte puntata më kulmore e Narcos në Shqipëri. Protestë e organizuar nga Rama dhe qeveria e tij, rrogëtarë të shtetit, policë me dhe pa armë. Rrethuan për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale. Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës. Sulmuan si banditë makinat e tyre. U sollën sikur ato të ishin institucionet e pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar.Të kërcënosh me jetë gjykatësit, është një apel për çdo shqiptar, dëshmon se je i gatshëm të përdorësh çdo mjet anti demokratik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat