back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Po përgatitemi për një lëvizje të madhe opozitare

Berisha: Po përgatitemi për një lëvizje të madhe opozitare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për protestën e paralajmëruar të opozitës më 24 janar, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha theksoi se opozita nuk ka si synim marrjen e pushtetit me dhunë.

Ai deklaroi se opozita beson në një kryengritje paqësore dhe të qëndrueshme, e cila, sipas tij, mund të sjellë ndryshimin e pushtetit. Berisha u shpreh se është e nevojshme të krijohet një bindje e gjerë te opozitarët dhe qytetarët që, sipas tij, duan të shpëtojnë vendin nga situata aktuale.

“Ne besojmë se me një kryengritje paqësore të qëndrueshme, është plotësisht e mundur largimi i tyre nga pushteti. Një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se opozita po vijon përgatitjet për protestën dhe se shumë shpejt qytetarët dhe mbështetësit e saj do të jenë të gatshëm për këtë lëvizje, të cilën e cilësoi si një proces dhe akt politik të rëndësishëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat