Gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për infrastrukturën dhe transportin, kryetari i PD e ka cilësuar aeroportin e Vlorës, si aeroport të gjobës së madhe të shqiptarëve.
“Si mund të ketë Vlora aeroportin më të madh në Ballkan, këtë e dinë vetëm hajdutët e qeverisë.
Ka një ligj tjetër, një rregull tjetër ndërtimi i aeroporteve.
Vlora e do aeroportin dhe ne kemi pasur projektin.
Por natyrisht me marrëzinë, se kjo është si të vjedhësh më shumë, si të gjobisësh qytetarët më shumë. Qytetarët shqiptarë do paguajnë çdo biletë të munguar mbi 600 mijë pasagjerë.
Po shkoni, bjerini lapsit sa shtretër ka nga Semani nga Ksamil. Sa shtretër janë? Se ku do flenë këta njerëz, nuk ka rëndësi, rëndësi ka që të vjedhim sa më shumë”, tha Berisha.
Sipas tij, edhe me tunelin e Llogarasë,
“Duke i lidhur sytë njërës prej qafave më panoramike të Shqipërisë, që është Qafa e Llogarasë.
Në breg shkohet për turizëm. 95 përqind shkojnë për turizëm. Banorët janë të paktë. Dhe tani u thuhet atyre të paguajnë nga 5 euro”, tha Berisha.
Deklarata e kryedemokratit:
Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm do të jetë unaza e Shqipërisë. Unaza periferike, e cila do të qarkojë Shqipërinë. Duhet të qarkojë Shqipërinë.
Është projekt shumë i vjetër.
Të mos harrojmë se rruga e parë automobilistike në Shqipëri është segment i kësaj unaze, Delvinë-Devoll.
Ne punuam në këtë unazë jo pak.
Nga Valbona në Gjoricë. Punuam në aksin Gjoricë-Librazhd dhe në segmente të tjera.
Natyrisht kjo është rrugë shumë e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, i cili në qoftë se nuk urbanizohet, zbrazet, zbrazet, zbrazet. Braktiset, braktiset, braktiset.
Ne patëm një koncept shumë të drejtë për fshatin. Banorët e fshatit duhet të kenë infrastrukturën e njëjtë me të qytetit, rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat. Përndryshe pse do të jetojë ai aty.
Pra në këtë kontekst ne i rikthehemi infrastrukturës së Shqipërisë rurale me vendosmërinë më të madhe.
Unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë.
Në i rikthehemi asaj.
Nuk ka dyshim që sot më kryesorja në infrastrukturë është mirëmbajtja e rrugëve.
Shumat e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë qesharake. Në buxhetin e fundit janë 30 ose 35 milionë.
Ndaj dhe rrugët shpërbëhen. Rrugët e tyre prishen edhe pa u ndërtuar, siç është parë.
Jo, ne do i japim përparësi absolute mirëmbajtjes së rrjetit rrugor.
U krijuan autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve, ato do të fuqizohen