Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës më gazetarët iu drejtua me tonë të ashpra Edi Ramën dhe qeverisë së tij. Berisha akuzoi Ramën për fshehjen e një “pazari” politik, ku shkëmbimi i Erion Veliajt me Olsi Ramën është përdorur si një marrëveshje që Rama ka bërë me Altin Dumanin. Berisha gjithashtu sulmoi mënyrën se si Rama ka menaxhuar çështjen e pasurisë së Veliajt, duke u përpjekur të mbulojë një dyshim të madh për shpenzimet e mëdha të Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi Ramën për krijimin e një “Republike Prokurorësh”, duke e quajtur atë një narkodiktaturë dhe mercenarë.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për sulmin ndaj një gjyqtari, duke e akuzuar për përdorimin e institucioneve të drejtësisë si një mjet për të sulmuar opozitën dhe për të arritur qëllimet e tij politike. Berisha tha se Rama po përdor “mesazhe dixhitale” të dërguara nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja për të minuar imazhin e gjyqtarit, ndërsa thekson se Rama është i paaftë të kritikojë biografinë e të tjerëve kur ka një trashëgimi nga babai i tij, i cili ka firmosur dënimin me vdekje për poetin Havzi Nela. Berisha ka fajësuar Ramën për arrogancën dhe thotë se njerëzit që janë të djathtë apo të majtë janë më të mirë se ai, pasi Rama nuk ka kërkuar kurrë falje për trashëgiminë e babait të tij.
Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar ashpër kryeminstrit Rama për mbrojtjen e blerjeve të dyshimta të 860 mijë euro për rroba nga bashkëshortja e Erion Veliajt, duke e akuzuar për mungesë turpi dhe lidhje me krimin. Berisha tha se do të publikojë çdo dokument që provon lidhjet e qeveritarëve me krimin, përveç atyre intime. Berisha gjithashtu dënoi veprimet e krimit të organizuar në qeveri dhe korrupsionin e tyre, duke pyetur se si mund të justifikohet pasuria e jashtëzakonshme e zyrtarëve, si vilat dhe blerjet e shtrenjta. Ai theksoi se, ndërkohë që janë shumë njerëz të paraburgosur, disa janë të mbrojtur nga pushteti dhe nuk ndëshkohen.
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi një skandal që lidhet me përgjumjen e Erion Veliajt nga Bistri për llogari të Belindës, duke theksuar se Veliaj u bë viktimë e një komploti për të shpëtuar Olsi Ramën. Berisha akuzoi Ramën për mbrojtjen e krimit dhe vjedhjes në Shqipëri, duke përmendur një rast ku u gjetën 95 mijë euro të prerë 500-she, tipike për trafikantët. Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë për mbështetje ndaj krimit dhe korrupsionit, duke përfshirë manipulimin e regjistrimeve dhe përgjuarjen e kundërshtarëve politikë. Ai përmendi se disa figura të lidhura me qeverinë janë përpjekur të mbulojnë pasuritë dhe veprimet e dyshimta të Veliajt.
Gjithashtu, kreu demokrat, Sali Berisha denoncoi ngjarjen ku punonjës të Bashkisë, që protestuan te ‘Skapi i Partisë’, ishin të armatosur dhe vepruan nën udhëheqjen e Edi Ramës. Berisha akuzoi Ramën për përdorimin e punonjësve të shtetit për interesa të partisë dhe i cilëson ata si “parzmore” të një “hajduti”. Berisha theksoi se protestuesit ishin të paguar nga taksat e qytetarëve dhe akuzon se ata vepruan gjatë orarit zyrtar. Berisha gjithashtu shtoi se ata mund të kenë qenë të armatosur dhe se do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi gjatë konferencës ndihmën që Edi Rama ka dhënë për ndërtimin në mes të parkut të Tiranës për burrin e Alketa Vejsiut, pasi ky i fundit sponsorizoi një program detoksi për Ramën. Berisha akuzoi Ramën për lidhje të thella me korrupsionin dhe favorizimin e të afërmve dhe miqve, duke përmendur disa skandale, përfshirë dhënien e lejeve ndërtimi në zona të mbrojtura dhe tendera të paçmuar për ndërtuesit e lidhur me të. Berisha tha se Rama po mbron Veliajn dhe shpenzimin e parave të taksave, ndërsa thekson se standardet për korrupsionin janë zhdukur nën këtë qeverisje.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta në burg, duke e quajtur një akt banditesk dhe hakmarrës nga Edi Rama. Berisha paralajmëroi Ramën se çdo pasojë e këtij veprimi do t’i kthehet atij personalisht. Berisha thekson se kontrollet mbi burgjet janë nën autoritetin e Ramës dhe Ulsi Manjës, duke sugjeruar se kërcënimi ndaj Metës është një akt i drejtpërdrejtë hakmarrës.
FJALA E PLOTË
Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart.
Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij.
Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.
Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin.
Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.
Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer.
Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.
Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit.
Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike.
Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë.
Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.
Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha denoncon: Mesazhin dixhital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar.
Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken.
Nuk ndodh kjo më.
Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës.
Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.
Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt.
Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.
Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.
U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu.
Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës.
Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë.
Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar.
Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken.
Nuk ndodh kjo më.
Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës.
Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.
Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt.
Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.
Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.
U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu.
Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës.
Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë.
Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje.
Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik.
Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj.
Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat.
Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë.
Natyrisht do më thoni, unë ruaj një proporcion në marrëdhëniet publike, unë kam strategjinë time sepse nuk kam ndërmend të okupoj të gjitha marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre, jo, unë dua të merrem me qytetarët.
Por ata nuk do i kursej asnjë.
Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro?
I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.
Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp.
Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.
Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme?
Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet?
Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë?
Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet.
Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre.
Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri.
Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku.
Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën.
1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura?
Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë.
Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot.
Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.
E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë?
Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po.
Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato.
Pra, ajo është zhdukur tani.
Zhdukur nga radari.
Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj.
Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.
Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë.
Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri.
Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria.
Ne nuk kemi gisht.
Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë.
Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit.
I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë.
Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij.
Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën.
Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.
A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve.
Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti.
A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju?
Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino.
Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur.
Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.
Me listë.
Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë.
Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar.
Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë.
Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni.
Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë.
Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan.
I detyruan ta shtyjnë vendimin.
Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon.
Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë.
Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura.
Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve.
I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi.
Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi.
I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit.
I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave.
Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra.
A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës.
Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund ët ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën.
Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi.
Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris.
Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro.
Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard.
Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës.
Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale.
Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën.
Unë kaq kisha. Jam i hapur për pyetjet.