back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Rama tentoi grusht shteti për të mbrojtur vjedhjet milionëshe

Berisha: Rama tentoi grusht shteti për të mbrojtur vjedhjet milionëshe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone të forta gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “kërcënimin më të rrezikshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, madje sipas tij, duke tejkaluar edhe regjimin stalinist të Enver Hoxhës.

Berisha deklaroi se vendi ndodhet në momentin më kritik të 35 viteve të fundit, ndërsa akuzoi qeverinë për kapje të drejtësisë, shkatërrim të demokracisë dhe rrezikim serioz të integrimit europian.

“Shqipëria po përballet me pasoja edhe më katastrofike se në diktaturë. Prej 13 vitesh këto pasoja po gërryejnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve”, u shpreh Berisha para protestuesve.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka tentuar një “grusht shteti brenda shtetit”, duke ushtruar presion mbi Prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur, sipas tij, zyrtarë të përfshirë në afera korruptive milionëshe, përfshirë projektet infrastrukturore si tuneli i Llogarasë dhe rruga Qukës–Qafë Pllocë.

Berisha tha se paralajmërimet e fundit nga Brukseli janë më të rëndat që ka marrë ndonjëherë Shqipëria, duke rrezikuar seriozisht zhbërjen e rrugëtimit 32-vjeçar drejt Bashkimit Europian.

“Kemi qenë në prag të një grushti shteti për të mbrojtur vjedhjen. Por faza e parë dështoi falë protestës tuaj”, deklaroi ai, duke e quajtur qeverinë aktuale “narkoshtet” dhe “qeveri të paligjshme”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat