back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha refuzon drejtimin e seancës së parë: Ky Parlament është jo legjitim

Berisha refuzon drejtimin e seancës së parë: Ky Parlament është jo legjitim

Sipas rregullores së Kuvendit, si deputeti më i vjetër në moshë, Sali Berishës i takon të drejtojë seancën e parë të Parlamentit. Por kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar prerë se nuk do ta marrë këtë rol, duke e quajtur Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit si “jo legjitim”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se nuk mund të pranojë të çelë një legjislaturë që, sipas tij, i takon “partisë-shtet”.

“Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Këshilli i Europës e ka thënë qartë: në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Kurrë”, u shpreh Berisha.

Ky qëndrim i kreut të opozitës vjen pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, i cili pritet të shënojë një periudhë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat