back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha rikthehet në rrugë/ Paralajmëron protesta në shtator

Berisha rikthehet në rrugë/ Paralajmëron protesta në shtator

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave në shtator, duke i cilësuar ato si të domosdoshme dhe të vonuara. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se shqiptarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç përballjes së drejtpërdrejtë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e akuzon për manipulim të zgjedhjeve dhe shkelje të rëndë të procesit demokratik.

“Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë – kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do t’i nisim, pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka rrugë tjetër,” tha Berisha.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 2025-ës, ai theksoi se procesi ishte i manipuluar dhe se është dokumentuar me prova të qarta se qindra vota janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin.

“Dje paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Ishin me pseudofirma. Por problemi nuk është vetëm firma. Problemi është se ato janë marrë më 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë. Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor,” u shpreh Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përdor çështje dytësore për të shmangur vëmendjen nga “farsa elektorale”, duke e krahasuar sjelljen e tij me një “skizoid që sillet poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen.”

“Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ka shumë njerëz që janë të vendosur. Ne po paraqesim dokumente. Dhe shqiptarët do të reagojnë,” përfundoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat