Gjatë “Foltores” së mbajtur sot në Manëz, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer tek një nga çështjet më të nxehta të kohës kur ai ishte në qeveri: video-përgjimi Meta-Prifti, publikimi i të cilit çoi në demonstratën e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.
Berisha deklaroi se video-përgjimi shfaqte Ilir Metën në zyrën e ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, duke diskutuar për një kërkesë të biznesmenit Ymer Tola, i cili sipas Berishës kishte fituar gjyqin ndaj një biznesmeni italian dhe kërkonte kompensimin e 700 mijë eurove humbje gjatë asaj kohe.
Kryedemokrati akuzoi gjithashtu Edi Ramën, duke pretenduar se ai kishte manipuluar videon e publikimit:
“Të rikthehemi në Janar të 2011. Edi Rama publikon një video ku përmendet Ilir Meta për një ryshfet 700 mijë euro. Ymer Tole kishte fituar gjyqin me një biznesmen italian dhe i kërkonte ministrit të fillonte punën. Ata e kishin manipuluar videon, siç e provuan. Çfarë bëri Ilir Meta? Erdhi dhe më tha se do të japë dorëheqjen dhe nuk e kishte kërkuar Prokuroria dorëheqjen”, tha Berisha.
Kujtojmë se në Janar 2011, emisioni Fiks Fare në Top Channel publikoi një video-përgjim, ku shfaqej Ilir Meta, atëherë zv.kryeministër, duke diskutuar me ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti, mbi një aferë prej 700 mijë eurosh. Video ishte regjistruar nga orari i të ndjerit Dritan Prifti.
Pas publikimit të videos, Ilir Meta dha dorëheqjen nga pozicioni i zv.kryeministrit, në përpjekje për të shmangur reagime të mëtejshme publike dhe krizë politike.



