back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Shima në duart e mafies së pushtetit, e shpëtoi vetëm mesazhi...

Berisha: Shima në duart e mafies së pushtetit, e shpëtoi vetëm mesazhi SOS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta mbi ngjarjen e fundit që lidhet me ish-zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Sipas tij, Shima nuk është arrestuar në mënyrë të rregullt, por është rrëmbyer nga struktura të lidhura me pushtetin dhe krimin e organizuar.

Berisha kujton se Shima, i shkarkuar një vit më parë nga Mirlinda Karçanaj në mënyrë të beftë, është përfolur për lidhjet me tenderat e dyshimtë të AKSHI-t dhe për dijeninë që kishte mbi aferat që përfshinin njerëz të afërt me kryeministrin Rama. Por sipas tij, ngjarja e djeshme e vendos Shimën në qendër të një skenari misterioz rrëmbimi.

Berisha tha se më 1:30 të ditës së djeshme, Shima ka dërguar një mesazh SOS partneres së tij: “Po më arrestojnë”. Një mesazh që, sipas tij, tregon qartë se bëhet fjalë për ndërhyrje të uniformave të shtetit ose “banditëve të veshur me uniformë”.

“Që nga momenti i mesazhit e deri në orën 17:00, çdo gjë u mbulua me heshtje, deri sa nëna e tij denoncoi zhdukjen në polici. Kjo heshtje provon se nuk bëhej fjalë për një procedurë ligjore normale, por për një operacion të errët që synonte zhdukjen e tij”, tha Berisha.

Duke hedhur akuza të rënda, Berisha nënvizoi se versionet e policisë janë kontradiktore dhe të pabesueshme.
“Në fillim thonë se u nis drejt Qytetit Studenti e pastaj humbi gjurma. Por të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli, rezidenca e Edi Ramës. Po vazhdove më sipër del në Surrel. Pastaj thonë se kaloi në tunelin e Elbasanit. Çfarë kuptimi ka kjo lojë me pistat?!” pyeti ai.

Berisha tha se e vetmja gjë e sigurt është fakti se Shima u rrëmbye.
“Përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, nuk mund ta themi dot me siguri. Por një gjë është e padiskutueshme: Shima u rrëmbye”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri paralajmëroi se pa atë mesazh SOS, Shima mund të kishte fatin e zhdukjeve të tjera të njohura në botën e krimit.

“Vetëm ai mesazh e shpëtoi. Përndryshe do kishim një rast si ai i Jan Prengës apo zhdukjen pa gjurmë të Ervis Martinit. Shqipëria po shndërrohet në një shtet mafioz ku qytetarët zhduken pa nam e nishan”, – tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat