back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDenoncimi/ "Altin Dumani fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidatura për SPAK"

Denoncimi/ “Altin Dumani fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidatura për SPAK”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin, të cilin e cilësoi me ironi “mercenar” dhe e akuzoi se po fsheh dokumente që, sipas tij, inkriminojnë dy nga kandidatët për drejtimin e ardhshëm të institucionit.

Berisha, në një deklaratë për mediat, tha se disponon informacion të plotë mbi këtë çështje dhe paralajmëroi se do të publikojë dokumentet në momentin kur kandidaturat të dalin zyrtarisht në garë.

“Ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar. Unë rezervoj të drejtën që t’ju tregoj se cilat janë këto dokumente në momentin kur ata të dalin në skenë,” u shpreh Berisha.

“Fsheh dosjet e krimit, ku është Aruba?”

Ish-kryeministri riktheu edhe një herë akuzat për të ashtuquajturën “dosja e Arubës”, duke thënë se SPAK ka mbajtur të fshehura dokumente që lidhen me këtë çështje, ndërkohë që mediat e huaja kanë publikuar të dhëna për të.

“Ky fle mbi dosje krimi. Ky fle mbi krime. Ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh Arubën nga një gazetar italian, në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh?” tha ai.

Berisha shtoi se kreu i SPAK ka vepruar në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij e kishte mashtruar me premtime për ndryshime kushtetuese dhe zgjatje mandati.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, Berisha tha se nuk është kompetencë e tij të ndërhyjë, por përsëriti akuzat për mungesë transparence.

“Unë nuk merrem kurrë me kandidatura. Unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë. Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve,” u shpreh ai.

Megjithatë, Berisha theksoi se do të vazhdojë të denoncojë publikisht atë që e konsideron si fshehje të dokumenteve kriminale nga kreu aktual i SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat