back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha në Kuvend: 28 deputetë të karteleve, më mirë të ulej Troplini...

Berisha në Kuvend: 28 deputetë të karteleve, më mirë të ulej Troplini e Hajri

Seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit është shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një fjalim të zjarrtë e cilësoi procesin zgjedhor si “farsën më të turpshme që nga rënia e Perdes së Hekurt në Europën Lindore”.

Sipas Berishës, zgjedhjet janë diktuar nga paratë e krimit, abuzimi me pushtetin dhe ndihma e karteleve të drogës. “Partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e këtij vendi”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri akuzoi qeverinë për shpërndarjen e 76 milionë eurove për të ndikuar votuesit dhe për faljen e 200 milionë eurove në gjoba dhe kamata. Ai shtoi se 28 deputetë janë futur në Kuvend përmes mbështetjes së klaneve kriminale dhe karteleve të drogës.

“Deputetët e këtyre karteleve ju zëvendësojnë ju në këtë parlament. Jo se nuk ishit mëkatarë, por ata kanë më shumë vota. Prej drogës, prej kërcënimeve, prej blerjeve masive”, tha Berisha, duke ironizuar me faktin që disa kandidatë kanë marrë vota më shumë se vetë Edi Rama në disa zona.

Në deklaratën më të fortë të ditës, Berisha përmendi emra konkretë të botës së krimit:
“Shumë herë më e ndershme do ishte që në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti… Ata që ju përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit”.

Ai e përmbylli fjalimin me tone pesimiste për fatin e demokracisë dhe të drejtësisë në Shqipëri, duke akuzuar mazhorancën për shkelmimin e votës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat