back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Breshëri kushtesh nga BE”/ Berisha: Shqipëria mbetet pas në integrim

“Breshëri kushtesh nga BE”/ Berisha: Shqipëria mbetet pas në integrim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka ngecur për shkak të korrupsionit dhe aferave që, sipas tij, lidhen me kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një tryeze diskutimi mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, Berisha u shpreh se në Bruksel janë zhvilluar disa takime mes përfaqësuesve të vendeve anëtare, por pa progres për Shqipërinë. Ai theksoi se disa shtete kanë shprehur rezerva për raportin e IBAR dhe se pritet vendosja e një sërë kushtesh të reja për vendin.

Sipas tij, “një breshëri e re kushtesh dhe kërkesash” do t’i vendosen Shqipërisë në rrugën drejt integrimit, duke e lidhur këtë situatë me atë që ai e cilëson si korrupsion qeveritar.

Berisha ironizoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit Rama për uljen e korrupsionit, duke thënë se përpjekjet për ta paraqitur situatën më pozitive nuk janë bindëse për partnerët ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe disa projekte infrastrukturore dhe investime publike, të cilat i cilësoi si shembuj të keqmenaxhimit dhe abuzimit me fondet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat