back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha-shqiptarëve në Athinë: Kushdo nga ju që kthehet në Shqipëri, për 5...

Berisha-shqiptarëve në Athinë: Kushdo nga ju që kthehet në Shqipëri, për 5 vite nuk do paguajë taksë

Gjatë takimit me shqiptarët në Greqi, kreu demokrat Sali Berisha ka premtuar se ata që do të kthehen në Shqipëri, nuk do të taksohen për pesë vite.

Ai theksoi se do të sigurohet mbështetje për investitorët shqiptarë dhe se do të ndërmerren masa për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe pensioneve për emigrantët. Berisha siguroi se me një qeveri të angazhuar dhe dialog konstruktiv, do të gjendet zgjidhje për çdo problem që shqiptarët në Greqi hasin.

“Projekti ynë, matet me më të vështirën dhe më e vështira është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Greqi, por ne do e realizojmë me çdo kusht.

Kushdo që nga ju kthehet do të ketë një periudhë 5-vjecare pa asnjë taksë. Secili prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Do të vendosim regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

Do punojmë fort për t’u garantuar juve ruajtjen e gjuhës kudo që jeni, pensionet kudo që jeni, pa diskutim. Jam i bindur se do i realizojmë, me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv, kemi gjetur rrugëzgjidhje për çdo problem”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat