Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka bërë ende publik një afat konkret për protestën e radhës së opozitës, duke theksuar se data do të shpallet “shumë shpejt”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u kërkoi ndjesë qytetarëve për vonesën në njoftim, ndërsa përsëriti se protesta mbetet forma kryesore e reagimit të opozitës.
“Ndjesë shumë që u vonuam për të njoftuar datën, do e bëjmë të ditur në momentin më të parë. Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës,” u shpreh ai.
Megjithatë, mungesa e një date konkrete ka shtuar paqartësitë mbi strategjinë e opozitës, e cila prej muajsh ka paralajmëruar mobilizime të mëdha qytetare.
Në këtë kontekst, ritmi i protestave duket se po ecën paralelisht me kalendarin politik, duke e çuar gradualisht opozitën drejt zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Deri atëherë, mbështetësit e saj pritet të presin jo vetëm protestën e radhës, por edhe shpalljen e datës së saj.



