back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi/ Reagon Marta Kos: Sulm i papranueshëm

Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi/ Reagon Marta Kos: Sulm i papranueshëm

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave të Kreu të PD-së Sali Berisha, të drejtuara ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Në reagimin e saj, Kos thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi përbëjnë vlera themelore të legjislacionit dhe parimeve të Bashkimit Evropian, ndërsa përafrimi me to është një pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate në BE.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të Bashkimit Evropian.

Përafrimi me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.

Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të
@EUinAlbania

Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”-reagimi i Kos.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat