Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ashpër situatën e AKSHI-t dhe hetimet në SPAK, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke akuzuar drejtues të institucioneve për keqmenaxhim dhe lidhje të dyshimta me tenderat.
Në një fjalim për mediat, Berisha tha:
“Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2. Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, është i brendshëm, Arben Ahmetaj, që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës, sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera. Në fakt, përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI e bënte edhe vetë zonja Linda. Kjo ishte drejtoria e familjes.”
Berisha përmendi gjithashtu fatin e Daniel Shima, një ish-zyrtar i AKSHI:
“E keni harruar ju fatin e Danielit, Daniel Shima? Sapo doli Lubia biss nga SPAK, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. Pas disa javësh, uniforma me policë e rrethuan, e grabitën. Banda e Elbasanit e mori dhe e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi dhe ka dy muaj që nuk del nga dhoma.”



