back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja "Partizani", Berisha sulmon Altin Dumanin pas daljes nga SPAK/ "Do përfundojë...

Dosja “Partizani”, Berisha sulmon Altin Dumanin pas daljes nga SPAK/ “Do përfundojë në koshin e plehrave”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

Pas daljes nga SPAK, Berisha nisi sulmet ndaj këtij institucioni, por edhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.

Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.
Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.
Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë.
Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh.
Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë.
Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.
Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.
“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”.
Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë
“, tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat