back to top
31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas largimit nga PD, Berisha sulmon Deromemajn: U shpërblye nga partia e...

Pas largimit nga PD, Berisha sulmon Deromemajn: U shpërblye nga partia e krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për largimin e Gentian Deromemajt nga radhët e Partisë Demokratike dhe pranimin e një funksioni në administratën socialiste. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Deromemaj i kishte dërguar një mesazh rreth dhjetë ditë më parë, duke e informuar se kishte vendosur të largohej nga aktiviteti politik.

“Ky person ka pasur një karrierë në Partinë Demokratike, por janë gjëra të zakonshme që ndodhin në politikë. Ai më dërgoi një mesazh ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt, nuk kishte pasur ndonjë aktivitet të rëndësishëm së fundmi”, tha Berisha.

Lideri historik i PD-së tha se e respekton të drejtën e zgjedhjes së individit, por theksoi se posti i marrë nga Deromemaj nuk është diçka që një demokrat do ta pranonte.

“Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, një post që një demokrat nuk do ta merrte kurrë. Por zgjedhja është e tij dhe kjo është pjesë e lirisë”, u shpreh Berisha.

Në vijim, ai hodhi hije dyshimi mbi motivet e këtij emërimi: “Investimin e ka pasur në PD. Se si e gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij. Nuk kam dijeni për ndonjë rast tjetër të ngjashëm”, përfundoi Berisha.

Ky reagim vjen pasi Deromemaj është emëruar në një pozicion në prefekturën e Vlorës, një veprim që është parë si largim nga radhët opozitare drejt administratës së mazhorancës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat