back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Deklarata raciste dhe korruptive"/ Berisha sulmon Marta Kos

“Deklarata raciste dhe korruptive”/ Berisha sulmon Marta Kos

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të komisioneres europiane Marta Kos, duke i cilësuar ato si “raciste dhe korruptive”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se qëndrimi i komisioneres vjen në një moment të qëllimshëm, menjëherë pas zhvillimeve politike në Slloveni, dhe sipas tij përbën një akuzë të padrejtë ndaj shoqërisë.

“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive,” u shpreh ai.

Berisha ngriti pikëpyetje edhe mbi natyrën e akuzave të bëra nga Kos, duke theksuar se çështjet e korrupsionit duhet të trajtohen nga institucionet përkatëse të Bashkimit Europian.

“S’dihet nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE-së,” deklaroi ai.

Më tej, ish-kryeministri kritikoi ashpër përgjithësimet ndaj shoqërisë, duke theksuar se është e papranueshme që një vend të akuzohet për tolerim të korrupsionit, ndërkohë që – sipas tij – mbështeten individë të përfshirë në afera.

“Të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij,” u shpreh Berisha.

Në përfundim, ai theksoi se ky ishte i vetmi koment që kishte për çështjen, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi hapat që mund të ndërmarrë opozita në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat