Pak para nisjes së seancës plenare në Kuvendi i Shqipërisë, kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka folur para mediave për protestën e paralajmëruar nga opozita dhe për qëndrimin e saj lidhur me votimin për deputeten socialiste Belinda Balluku.
Berisha deklaroi se opozita do të votojë në mënyrë të unifikuar për heqjen e mandatit të Ballukut dhe për arrestimin e saj, por theksoi se sipas tij kjo nuk është zgjidhja e krizës politike në vend.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është largimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
“Heqja e Edi Ramës është zgjidhja e vetme e kësaj gjendjeje dhe situate dramatike që përjeton vendi. Nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës si Rama. Po përdor ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjen e tij dhe po mbyll dyert e Bashkimi Evropian për Shqipërinë.
Sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarë. Do votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës. Largimi i Ramës është zgjidhja”, u shpreh Berisha.



