back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Takimet e Salianjit janë për interesa personale, nuk lidhen me PD

Berisha: Takimet e Salianjit janë për interesa personale, nuk lidhen me PD

Gjatë konferencës së sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet lidhur me nisjen e takimeve nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Berisha i konsideroi këto takime si aktivitete me qëllime personale, pa ndikim mbi strukturat dhe vendimet e partisë. Ai theksoi se PD është parti me statut, institucione dhe forume, ku çdo debat dhe aktivitet zhvillohet brenda këtyre strukturave.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat dhe nuk ka asnjë lidhje me PD. Çdo debat për anëtarët dhe drejtuesit zhvillohet në forumet e partisë. Takimet e organizuara për interesa personale janë vetëm në interes të atyre që i zhvillojnë dhe nuk lidhen me partinë,” tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat