back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Dorëheqja është e vetmja rrugë”/ Berisha thërret protestë më 17 prill

“Dorëheqja është e vetmja rrugë”/ Berisha thërret protestë më 17 prill

Kreu i PD, Sali Berisha, ka njoftuar se më 17 prill do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale këtë të shtunë, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, duke e cilësuar atë si të vetmen rrugë të mbetur.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës,” u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë stabilitet pa largimin e kreut të qeverisë, ndërsa shtoi akuza ndaj mazhorancës dhe strukturave që, sipas tij, lidhen me krimin dhe trafikun e drogës.

Në fund të deklaratës së tij, Berisha theksoi se opozita mbetet e vendosur në misionin e saj dhe më e fortë se kurrë për të vijuar aksionin politik.

Protesta e 17 prillit pritet të zhvillohet në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë pjesëmarrja dhe reagimi i qeverisë ndaj kësaj thirrjeje të opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat