back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha mesazh demokratëve/ "PD do të reformohet dhe do denoncojë"

Berisha mesazh demokratëve/ “PD do të reformohet dhe do denoncojë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ishin një farsë elektorale dhe jo një proces demokratik. Në një deklaratë për mediat, ai akuzoi qeverinë për përdorimin e burimeve shtetërore në mënyrë të paligjshme për të ndikuar rezultatin zgjedhor dhe theksoi se Partia Demokratike do të vijojë denoncimet e saj, brenda dhe jashtë vendit.

“Ne do të ndriçojmë me vendosmëri farsën elektorale në Shqipëri dhe në botë,” – u shpreh Berisha, duke nënvizuar se PD do të analizojë edhe gabimet e veta dhe do të ndërmarrë masa për përmirësim të brendshëm.

Sipas tij, përdorimi i fondeve publike për të blerë vota është dëshmi e qartë e manipulimit masiv dhe i krahasoi zgjedhjet me proceset farsë që karakterizojnë diktaturat.

“1.5 miliardë euro janë përdorur për të blerë vota: 500 milionë nga prokurimet, 200 milionë nga gjobat dhe kamatat, 444 milionë në formë grantesh dhe garancish, 76 milionë për pensionistët… dhe pa llogaritur qindra mijëra legalizime dhe miliona rrënjë kanabisi të licencuara,” – deklaroi Berisha.

Ai theksoi se këto zgjedhje nuk përmbushin standardet demokratike dhe se vetëm ata që nuk kanë kulturë elektorale mund të mos e kuptojnë se kemi të bëjmë me një farsë të pastër.

Në vijim, Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të Partisë Demokratike rreth parimeve dhe vlerave të saj themelore, duke theksuar se duhet të pranohet diversiteti brenda forcës politike.

“PD është parti e lirisë dhe e të drejtave të njeriut. Thelbi i lirisë është zgjedhja, dhe kjo është ajo që na dallon. Partia duhet të jetë e bashkuar në vlera, jo në interesa,” – tha Berisha.

Në përfundim, ai paralajmëroi se denoncimet për procesin zgjedhor do të intensifikohen dhe se PD do të vazhdojë betejën për standarde demokratike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat