Kreu i PD -së Sali Berisha, ka bërë thirrje demostrata të rrezikshmë përballë ambasadave.
Sipas tij, ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.
Më tej Berisha ka thënë se po krijojnë librin e zi të akteve, antiligjore, antikushtetuese, ku mn krye të këtij libri është Rama dhe pas tij vjen Dumani.
Deklarata e plotë:
Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.
Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.
Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.
Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.
Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.
Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.
Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë.
Këtë radhë ne jemi në situatë krejt tjetër. Ne ja dolëm, de fakto, të sanksionojmë zgjedhjet në Shqipëri. Janë rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare, që shpallin se, Edi Rama dhe socialistët kanë shndërruar në fasadë procesin zgjedhor. Ne e kemi arritur këtë. Pra çdo qytetar shqiptar duhet të ndjejë një lloj lehtësimi, në kuptimin e asaj që, vota u mbrojt. Ne jemi zotuar se do të mbrojmë votën. Sot vjedhja e votës së tyre është e dënuar në mbarë botën. Çfarë bëjmë ne tjetër.
Ne po krijojmë librin e zi të të gjitha akteve, antiligjore, antikushtetuese. Në krye të Librit të Zi është Edi Rama, pas tij është Altin Dumani, një kriminel elektoral që vjen fill pas Edi Ramës, i cili me firmën e tij ka bërë gjithçka të mos hetohet krimi elektoral.
Do paraqes unë këtu para jush, përveç atyre dosjeve të famshme, do paraqes dokumente të reja, që tregojnë se si Altin Dumani, fsheh dosjet e krimit elektoral, të tjerat po e po. Unë u garantoj ju që, mbi 50% e çdo dosje, është krim elektoral i mirëfilltë, se këta bandat i kanë shfrytëzuar për dy gjëra. Për të ndarë paratë e drogës dhe për ti ndarë bashkërisht me ta, dhe për të zgjedhjet, evidente.
Besoj se ju e patë Çyrben. Se ku doli Çyrbja deputet i dytë në qarkun e Durrësit, pas Edi Ramës me urdhër të Avdylëve. Do të mësoni shumë gjëra të tjera.
E garantoj Dumanin se do të marrë ndëshkimin ligjor më të fortë, për këtë krim të shëmtuar që bën ndaj shqiptarëve. Krimi elektoral është krim kushtetues, përbën shkallën më të rëndë të krimit. Dhe ai i mbyll sikur ta ketë dyqanin e vet, sikur të jetë prokurori private e Ramës dhe jo si prokurori e Kushtetutës, institucion i akuzës, kushtetues i vendit.