Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protest para Bashkisë së Tiranës, nesër në orën 11.00.
Berisha gjithashtu i ka bërë thirrje edhe kryebashkiakut të Tiranës që të shkojë para drejtësisë, ose ka kërcënuar ai do ta çojnë zvarrë.
“Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.
Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës.
Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin.
Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.
Të vazhdojmë betejën tonë.
Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë.
Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit.
Edi Ramën e pret McGonigali.
Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA.
Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim”, ka thënë Berisha.