back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni kundër këtij regjimi

Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni kundër këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen kundër qeverisë, duke e cilësuar atë si një “regjim” që vjedh paratë e taksapaguesve dhe ka lidhje korruptive me kontrata koncesionare.

Gjatë një fjalimi të ashpër, Berisha akuzoi qeverinë për marrëveshje të dëmshme, duke përmendur si shembull kontraten e aeroportit të Vlorës dhe pagesa që sipas tij favorizojnë palët e përfituara në kurriz të qytetarëve.

“Aeroporti i Vlorës për qytetarët shqiptarë është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë… Edi Rama ka firmosur kontratën që do t’i paguajë, gjoja Pacollit, 140 milionë euro në 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky?” — tha Berisha.

Ai shtoi se aktakuza kundër ministres Belinda Balluku duhet të shërbejë si bazë për të ngritur përgjegjësinë edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e përshkroi si autorin kryesor të marrëveshjeve të dyshimta.

“Aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt në moral, në germë dhe çdo gjë është kundër Ramaduros, kundër Edi Ramës… Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi që nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral.”

Berisha akuzoi gjithashtu se praktikat e qeverisë përfshijnë favorizime dhe kontrata të dëmshme që i rëndojnë buxhetit publik, duke e paraqitur këtë si arsyetimin për mobilizimin politik të PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat