back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha thirrje/ "Të gjithë para Parlamentit për Ballukun"

Berisha thirrje/ “Të gjithë para Parlamentit për Ballukun”

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje të fortë për mobilizim qytetar pas vendimit të fundit në lidhje me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Në një deklaratë të hapur, Berisha theksoi se dita kur do të paraqitet kërkesa për Ballukun në Parlament duhet të shndërrohet në një protestë masive për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin kombëtar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur interesa personale.

“Është detyra jonë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë që një individ t’u mbyllë dyert e Europës. Ditën që do të paraqitet kërkesa në Parlament, të gjithë para tij për të mbrojtur shtetin ligjor dhe shtetin e të drejtës,” deklaroi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, reagimi i Ramës ndaj kërkesave të Komisionit Europian, duke përfshirë një artikull të hapur të firmosur së bashku me presidentin serb Vuçiç, tregon një qëndrim kundër integrimit europian dhe mbrojtje të interesave të tij personale dhe ato të rrethit të tij politik.

Berisha gjithashtu paralajmëroi se një individ nuk mund të vendosë për fatin e Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve për të siguruar që vendi të mos humbasë perspektivën europiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat