back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Vjedhjet e Edi Ramës kanë shkaktuar katastrofën nga zjarret

Berisha: Vjedhjet e Edi Ramës kanë shkaktuar katastrofën nga zjarret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot Edi Ramën si përgjegjës kryesor për katastrofën nga zjarret që po përfshijnë vendin. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti qeverinë “narkoqeveri” dhe këshillin e Sigurisë Kombëtare “të inekzistent”, duke theksuar mungesën e reagimit institucional ndaj situatës emergjente.

“Edi Rama kalon nga një kërcënim në tjetrin. Absolutisht dënoj me forcën më të madhe çdo akt kriminal që vë me qëllim zjarrin. Por edhe zjarrvënia pa qëllim kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi temperaturat e larta bëjnë terrenin e rrezikshëm. Në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor Edi Ramën dhe vjedhjet e tij,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se shpërthimi i flakëve është rezultat i një kombinimi të kushteve klimatike dhe “shpirtit kriminal” të individëve që luajnë me zjarrin, duke theksuar se ata duhet të dënohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit.

Zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje, toka bujqësore dhe pasuri të gjalla, duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra banorëve në disa zona të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat