back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha zbut tonet për SPAK/ Përplasjet i zhvendos te Kushtetuesja

Berisha zbut tonet për SPAK/ Përplasjet i zhvendos te Kushtetuesja

Që prej zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme, opozita ka reflektuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimin ndaj SPAK-ut, duke zbutur tonet kritike ndaj institucionit.

Ky ndryshim u vu re edhe pas paraqitjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në një deklaratë për mediat, Berisha sulmoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, ndërsa u shpreh se ka vlerësim për drejtuesin e ri, Klodian Braho, nëse ky i fundit do të veprojë në përputhje me ligjin.

Sipas Berishës, qëndrimi i opozitës ndaj institucioneve të drejtësisë do të varet vetëm nga respektimi i ligjit dhe jo nga individë të caktuar.

“Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të Prokurorisë Speciale, Gjykatës Speciale, policisë dhe BKH-së është qëndrimi që ata mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër veç zbatimit të ligjit. Çdo drejtues dhe punonjës i këtij institucioni që zbaton ligjin do të ketë vlerësimin dhe mbështetjen e plotë të opozitës shqiptare”, deklaroi Berisha.

Gjatë komunikimit me mediat, lideri i opozitës sulmoi gjithashtu Gjykatën Kushtetuese, të cilën e akuzoi se po vepron në shërbim të Partisë Socialiste.

Ai pretendoi se Gjykata Kushtetuese ka shmangur transparencën në shqyrtimin e çështjes së tij, duke mos njoftuar publikisht dhe as avokatët për zhvillimin e seancave.

“Sikur një organizatë partie, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë. Nuk shpallin vendime dhe nuk respektojnë procedurat”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat