back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Në BKH janë dorëzuar prova të reja për Olsi Ramën, por...

Berisha: Në BKH janë dorëzuar prova të reja për Olsi Ramën, por nuk janë hetuar

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi një skandal lidhur me përdorimin e makinës së grupit të Xibrakës nga Olsi Rama, i cili ka udhëtuar shpesh me këtë makinë, ndryshe nga deklaratat e tij. Berisha ndau një letër anonime që është protokolluar nga BKH, e cila përmban foto dhe informacion për Olsi Ramën, Gentian Xhixhën dhe Ermal Hoxhën, duke treguar lidhjet e tyre me aktivitete kriminale. Berisha akuzoi BKH-në për ndërprerjen e hetimeve dhe ka përmendur një rast të rrëmbimit të një biznesmeni. Kryedemokrati kërkoi transparencë dhe kritikoi Edi Ramën dhe qeverinë për mbulimin e këtyre informacioneve.

Berisha kritikoi ashpër hetimet për Olsi Ramën, duke e quajtur një gënjeshtër dhe ka thënë se Rama po përdor dëshmitarë të rremë për të montuar kallëzime. Berisha shtoi se hetimet mbi Olsin po kryhen nga institucione të tjera, jo SPAK-u.

Deklarata e kryedemokratit Berisha:

Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM.

Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit.

Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.

Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë.

Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.

Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T.

Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme.

Kështu thotë BKH-ja dixhitale.

Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë.

Kështu që këto kisha unë reagim për interesin publik.

A mund të bëjmë një marrëveshje, që të themi që të gjitha reagimet janë të Fugës dhe jo të SPAK-ut?

Pse kjo? Normalisht çdo institucion ka të drejtën për të pasur zëdhënës, ky është institucioni i vetëm në botë që nuk ka zëdhënës.

Pra, të bëjmë këtë marrëveshje, të quajmë Fugën zëdhënës të SPAK-ut.

Se sa be të rreme bën SPAK-u, nuk ka institucion që i bën. Gënjeshtra!

Po a e patë ju atë Alfred Shehajn? Ai ka firmosur atë që Olsi është i pastër, po se cili është i paidentifikuari, nuk e dimë.

E dimë që nuk është Olsi, po nga e gjete se nuk është Olsi, se kur nuk thua është Olsi, do thuash se kush është tjetri.

Pra, bë të gënjeshtra, rrena komplet. Kurse zëdhënësi i merr të gjitha nga Fuga, d.m.th i merr nga Rama…

…Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste dhe Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë.

Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të.

Prandaj i them unë Ramës se do kesh lajme. Sot i dhashë disa, të tjera mund t’i jap në kohë të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat