back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga PD te mazhoranca/ Berishës i ikën një tjetër zyrtare

Nga PD te mazhoranca/ Berishës i ikën një tjetër zyrtare

Në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula u zgjodh kryeinspektor në qeverinë Rama 4 në fillim të shkurtit, ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me banorët e Prrenjasi nuk la pa ironizuar protestat e opozitës dhe theksoi se edhe demokratë të tjerë po bashkohen me mazhorancën.

“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak. Drejtuesja e Agjencisë së Rinisë ka qenë udhëheqëse e rinisë së PD-së dhe thotë: ‘Ku paskam qenë?’ Pse, a nuk e sheh që është mes njerëzish dhe jo mes qorrash”, tha Rama.

Por kush është drejtoresha e Agjencisë?

Sara Bodo

Bëhet fjalë për Sara Bodo, e cila rezulton në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë si drejtore e re. Në vitin 2021, Bodo u prezantua si kryetare e FRPD-së së Vlorës dhe mbështeste publikisht Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia, ajo është emëruar në tetor të vitit 2025.

Në një deklaratë për media, Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpriti Bodo-n, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në udhëheqjen e politikave rinore në vend. “Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpret znj. Sara Bodo në cilësinë e saj zyrtare si Drejtoreshë e institucionit, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm për Agjencinë dhe politikat rinore në vend”, thuhet në njoftim.

Bodo ka një formim akademik në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe ka përvojë të gjerë si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Përveç karrierës profesionale, ajo ka qenë aktiviste e shoqërisë civile dhe ka angazhim të gjatë me të rinjtë. Sipas Agjencisë, ajo sjell një “vizion të qartë, energji të ripërtërirë dhe një angazhim të palëkundur për të çuar përpara çështjet që lidhen me të rinjtë”.

Nën udhëheqjen e Bodos, Agjencia Kombëtare e Rinisë do të përpiqet të forcojë rolin e të rinjve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit dhe të mbetet një institucion i hapur dhe gjithëpërfshirës, i orientuar drejt nevojave dhe aspiratave të të rinjve shqiptarë.

Emërimi i saj ka shkaktuar debat në opinionin publik, pasi kalimi nga një pozicion politik brenda Partisë Demokratike në një rol ekzekutiv nën qeverinë socialiste shihet nga disa si një lëvizje strategjike e Bashkimit të figurave të reja politike me pushtetin aktual.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat