back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBeteja për Peleshin/ Kërkesa e PD rrëzohet nga PS?

Beteja për Peleshin/ Kërkesa e PD rrëzohet nga PS?

Mazhoranca në Kuvend ka bërë të ditur se kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka bazë ligjore dhe duhet të rrëzohet nga seanca plenare e nesërme.

Në dokumentin zyrtar të përgatitur nga mazhoranca, thuhet se Peleshi nuk ka shkelur as Rregulloren e Kuvendit, as Kushtetutën, dhe se seancat plenare të datave 16 dhe 18 shtator 2025 janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe procedurat parlamentare.

Mazhoranca argumenton se:

Seanca e 16 shtatorit ishte thirrur në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë shkak për pavlefshmëri.

Procedura e ndjekur për miratimin e programit politik të Këshillit të Ministrave nuk cenon nenet e Kushtetutës dhe votimi është bërë me pjesëmarrjen e deputetëve dhe në përputhje me Rregulloren.

Moszhvillimi i debatit gjatë seancës nuk përbën shkelje, pasi ishte pasojë e veprimeve të deputetëve kërkues, sipas analizës së mazhorancës.

Në përfundim, raporti i PS propozon që seanca plenare të rrëzojë kërkesën e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit, duke e konsideruar kërkesën si të pabazuar kushtetueshëm dhe ligjërisht.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe tensioni politik, ku opozita ka akuzuar kryetarin e Kuvendit për shkelje proceduriale gjatë miratimit të programit të qeverisë dhe për pengim të debatit. Mazhoranca, nga ana tjetër, insiston se funksionimi i Kuvendit ka qenë brenda parametrave ligjorë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat