back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBeteja politike e PD-së/ Berisha thirrje për rrëzimin e qeverisë

Beteja politike e PD-së/ Berisha thirrje për rrëzimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se strategjia e opozitës është e qartë: betejë deri në rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për protestën e planifikuar më 10 shkurt, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të dalë në sheshe dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët i kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra milionë euro dhe nuk garanton drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur,” u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur opozita po intensifikon aktivitetet dhe protestat në vend, duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria aktuale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat