back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBilanci tregtar i Shqipërisë me rajonin/ “Sfidohet” marrëdhënia me Kosovën, rritet me...

Bilanci tregtar i Shqipërisë me rajonin/ “Sfidohet” marrëdhënia me Kosovën, rritet me Bosnje Hercegovinën

Armela Duka

Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi tregtinë e jashtme për periudhën Janar-Dhjetor 2024, “Scan Intel” ka analizuar se si ka ndryshuar bashkëpunimi tregtar i Shqipërisë me vendet e rajonit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një  viti më parë.

Në marrëdhëniet tregtare me Bosnje Herzegovinën, eksportet shqiptare arritën në 3.1 miliardë lekë ose 3% më shumë krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte rreth 3 miliardë lekë. Kjo rritje modeste është një nga rezultatet e pakta pozitive në bilancin tregtar të Shqipërisë për vitin 2024.

Rënia më e madhe u shënua në eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, të cilat pësuan një tkurrje prej 26.1%. Nga një total prej 15.9 miliardë lekësh në 2023, eksportet ranë në 11.8 miliardë lekë. Më pas renditete Malit i Zi, ku eksportet me të përjetuan një rënie prej 20.4%, duke zbritur nga 9.6 miliardë lekë në 2023, në 7.6 miliardë lekë në 2024.

Nga ana tjetër, Serbia shënoi një ulje të eksporteve shqiptare me 16%, duke rënë nga 9.9 miliardë lekë në 8.3 miliardë lekë. Ndikimi i sfidave ekonomike është ndjerë gjithashtu në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, një partner kyç për Shqipërinë, ku eksportet ranë me 9.8%, nga 40 miliardë lekë në 36.8 miliardë lekë.

Shkaqet kryesore të kësaj performance të dobët eksportuese lidhen kryesisht me zhvlerësimin e euros, një faktor që ka ndikuar negativisht në të ardhurat e eksportuesve shqiptarë dhe në aftësinë konkurruese të produkteve të tyre në tregjet rajonale.

Ndërsa situata e importeve me rajonin paraqitet ndryshe. Konkretisht vlera e  importeve nga Bosnje Herzegovina është rritur me 2%. Një rritje e ngjashme është parë edhe në tregtinë me Malin e Zi, ku importet janë rritur me 9%. Ndërsa me Kosovën, importet janë rritur me 33.5%. Në të kundërt, importet nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pësuar ulje prej 15% dhe 11% përkatësisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat